75 Mall Live Search
14:39 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / G T

Besiktasi “prishë” transferimin e ish-mbrojtësit të Tottenhamit, anuloi dy herë udhëtimin në Stamboll!

Skuadra e Besiktasit ka anuluar transferimin e mbrojtësit anglez, Kyle Walker-Peters.

Walker-Peters kishte arritur marrëveshjen me klubin turk dhe ishte caktuar edhe data e arritjes në Stamboll, shkruan Indeksonline

Por, për disa arsye familjare, 28-vjeçari ka shtyrë dy herë ditën e prezantimit në Turqi.

Andaj, klubi ku luan Milot Rashica dhe Ernest Muci – ka tërhequr pëlqimin për transferimin e ish-lojtarit të Tottenham Hotspur.

Kujtojmë që Peters së fundmi ishte pjesë e Southamptonit./Indeksonline/