75 Mall Live Search
13:41 / E Premte, 18 Korrik 2025 / Z S

Miftaraj: Vendimi i Gjykatës Supreme, i qartë, deputetët që janë edhe ministra nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht dy funksione

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme, duke theksuar se ai heq çdo paqartësi për ligjshmërinë e situatës kur një deputet mbulon gjithashtu detyrën e ministrit.

Sipas Miftarajt “vendimi i Gjykatës Supreme është më se i qartë, është në papajtueshmëri me funksionin që deputeti të jetë njëkohësisht edhe minister”.

Postimi i plotë:

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk ka autorizime ligjore të delegoj kompetenca tek zëvëndës-ministri.

Vendimi i Gjykatës Supreme është mëse i qartë, është në papajtueshmëri me funksionin që deputeti të jetë njëkohësisht edhe minister. 

Nëse kemi pas dyshime më herët dyshime lidhur me këtë çështje, pas vendimit te Supremes çdo gjë është sqaruar. Vendimi i Supremes është obligim ligjor që duhet të zbatohet dhe respektohet.

Nëse lexohet drejtë vendimi i Gjykatës Supreme, tetë (😎  deputetet e Kuvendit të Kosovës që kanë ushtruar funksionin e Kryeministrit apo ministrit në detyrë nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë pozitat ekzekutive.

Shteti ligjor  dhe respektimi i vendimeve gjyqesore nuk është obligim vetem per qytetarin e zakonshem, por eshte obligim edhe per zyrtarett e larte publik te veshur me pushtet politik.

Shembulli se si respektohet dhe duhet shteti duhet te fillon me politikanet./Indeksonline/