Rritet numri i operacioneve në vena në QKUK, brenda 6 muajsh u operuan 244 pacientë

Është rritur dukshëm numri i operacioneve në vena, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike dhe Unversitare të Kosovës.
Në njoftimin e Sherbimit Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK), vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë operuar 244 pacientë që kanë qenë në lista të pritjes.
“Kjo shifër është dukshëm më e lartë, krahasuar me vitet e kaluara, falë edhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë. Gjatë tërë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena. Bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së./Indeksonline/