75 Mall Live Search
12:58 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / Gj. Sh

Barcelona mbush arkat me shitjet e fanellës së re të Lamine Yamal

Barcelona zyrtarizoi më 16 korrik lajmin që shumë tifozë e kishin pritur me padurim, që Lamine Jamal ka marrë fanellën me numrin 10.

Me këtë vendim, Barça i beson një prej talenteve më të mëdhenj të gjeneratës së re fanellën më të rëndë dhe më ikonike në historinë e klubit.

Vetëm në dy ditë, janë shitur mbi 700,000 fanella me emrin e Lamines në plot 170 vende të ndryshme, duke i sjellë Barcelonës më shumë se 10 milionë euro të ardhura.

Ai po shndërrohet në një figurë që frymëzon jo vetëm me driblimet dhe asistet e tij, por edhe me impaktin e menjëhershëm jashtë fushe.