Çfarë kishte ndodhur në meçin e parë mes Usyk dhe Duboisit?!

Sonte zhvillohet një super meç i boksit, ku kampioni aktual i botës, Oleskandr Usyk do të përballet me Daniel Dubois.
Ky meç zhvillohet në stadiumin e famshëm në Londër “Wembley”, shkruan Indeksonline
Kjo nuk është hera e parë që këta dy kundërshtarë takohen mes vete. E para kishte ndodhur në vitin 2023 në stadiumin “Wroclaw” në Poloni.
Usyk e kishte nokautuar kundërshtarin e tij nga Britania e Madhe në raundin e nëntë.
Por, ky meç ishte mbyllur me shumë polemika. Shumë prej analistëve dhe tifozëve mendojnë se Dubois e kishte merituar fitoren. Kjo pasi, një goditje, e cila u cilësua si e parregullt – e kishte rrëzuar përtokë kampionin e botës, Usykun.

Ajo goditje u cilësua si në vend të keq nga gjyqtari, por shumë e diskutuan dhe e panë se ishte goditje e rregullt.
Megjithatë, sonte në “Wembley” mund ta kuptojmë të vërtetën. Pasi kjo dyshe për herë të dytë do përballen me njëri-tjetrin dhe ka rëndësinë e veçantë. Kush fiton, është më i miri në botë.!/Indeksonline/
