75 Mall Live Search
19:38 / E Diele, 20 Korrik 2025 / G T

Gjest i mirë nga sulmuesi Jackson, dhuron donacion në një spital në vendlindje

Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Jackson gjendet në pushime në vendlindje, në një qytet të Senegalit, Ziguinchor.

Së fundmi, lojtari i Bluve të Londrës ka bërë një gjest human, duke dhuruar një donacion pajisjesh mjekësore me vlerë deri në 15 mijë euro në një spital “Silence” në qytetin e tij të lindjes, shkruan Indeksonline

Lojtari senegalez mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, pasi klubi nga Londra siguroi dy sulmues: Delap dhe Joao Pedro.

Ekipi që Jackson mund të luajë sezonin e ardhshëm është Manchester Unitedi./Indeksonline/