75 Mall Live Search
12:37 / E Premte, 25 Korrik 2025 / H F

Hargreaves për deputetët: Të bashkohen e të gjejnë zgjidhje para përfundimit të afatit të kushtetueses

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves u ka bërë thirrje deputetëve që të bashkohen dhe të gjejnë zgjidhje para përfundimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese.

Hargreaves gjithashtu u shpreh se Kosova do të hyjë në një territor të panjohur.

“U bëj thirrje politikanëve të Kosovës të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit përpara se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër”, u shpreh ambasadori.