75 Mall Live Search
12:57 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / L A

Max Verstappen fiton Sprintin në Belgjikë

Max Verstappen siguroi fitoren e 12-të në garë Sprint në karrierën e tij në Formula 1, duke mbrojtur me sukses pozicionin ndaj Oscar Piastrit dhe Lando Norrisit në Gran Prix-in e Belgjikës.

Piastri e nisi mirë nga pole posiiton, por Verstappen kaloi në krye që në fund të xhiros së parë.

Gjatë gjithë garës, McLarenët e ndoqën nga afër, por nuk arritën të bënin një manovër tejkalimi.

Sprint-i përfundoi me Verstappenin në vend të parë, Piastri në të dytin dhe Norrisi në të tretin.