Dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita-Copenhagen

Drita do të synojë të bëjë “remontadan”, këtë të martë ndaj Copenhagenit në “Fadil Vokrri”.
Ndonëse humbën në transfertë 2-0, “Intelektualët” do të tentojnë të shkruajnë historinë, duke ëndërruar kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, ku do të ishte arritje historike për një klub kosovar.
Dhe gjatë ditës së sotme, Drita përmes një njoftimi në “Facebook”, tregoi se ka filluar edhe shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur.
“Klubi jonë FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e rundit të dytë të UEFA Champions League në mes të FC DRITA – F.C. Copenhagen do të dalin në shitje nga sot (e shtune) në mënyrë fizike nga ora 18:00 para teatrit të qytetit.
Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje edhe tek stadiumi “FADIL VOKRRI” në tri pika të shitjes.
Çmimet për biletat në dispozicion janë:
• Veri 3 euro
• Lindje 5 euro
• Perëndim 10 euro
• VIP 20 euro (katering all inclusive).
Kujtojmë se ndeshja Drita-Copenhagen, do të zhvillohet të martën në orën 20:00./IndeksOnline/