Chelsea kryeson garën për Simons

Chelsea po bën përparim në përpjekjet e tyre për arritur një marrëveshje me Xavi Simons.
Mediat britanike raportojnë se kushtet janë kryesisht të dakorduara tani, me Blues që janë gati të bëjnë një ofertë të parë zyrtare pas diskutimeve me RB Leipzig.
Arsenali dhe Bayern Munih thuhet gjithashtu se po e ndjekin situatën, por është Chelsea i vetmi klub në negociata serioze.
Simons, sezonin që lamë pas bëri 33 paraqitje me Leipzigun, ku arriti të shënonte 11 gola dhe bëri 8 asistime.