75 Mall Live Search
09:12 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / L K

Leverkuseni e cakton çmimin për largim Granit Xhakës, nesër pritet vendimi final?!

Bayer Leverkuseni e ka caktuar çmimin për largim Granit Xhakës. Skuadra gjermane ka bërë të ditur se Xhaka mund të largohet nëse ndonjë skuadër paguan 20 milionë euro për të.

Drejtori sportiv i Bayerit, Simon Rolfes, ka thënë se do të ketë një vendim të fundit këtë javë.

“Do të ketë një vendim këtë javë. Skuadra që e dëshiron Granitin e di çmimin e saktë që duhet të paguajë për të. Nëse kjo nuk ndodh, ai do të qëndrojë”, ka thënë Rolfes.

Sunderland raportohet se është skuadra e vetme që mund të paguajë këtë çmim dhe se lëvizje konkrete pritet të ketë gjatë ditës së nesërme./Indeksonline/