Rashica gati për ndeshjen e dytë me Werderin (Foto)
Milot Rashica pritet që sonte ta zhvilloj ndeshjen e dytë me klubin e tij të ri, Werder Bremen.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës u transferua nga Vitesse në Bundesliga me shifrën 7.5 milionë euro, transmeton IndeksOnline.
Ai luajti afro 60 minuta në fitoren e Bremenit kundër Schalkes.
Por, sonte skuadra e Bremen luan kundër Bayern Leverkusen nga ora 20 e 45, ndeshje e vlefshme për Kupën “Pokal”.
“Gati për ndeshjen sonte”, ka shkruar Rashica në rrjetet sociale./IndeksOnline/
Ready for the game tonight!#DFBPokal #B04SVW ? @werderbremen pic.twitter.com/duKUy7xjDc
— Milotrashica7 (@milotrashica) February 6, 2018