“Bac u kry” një shqipe te Milani, Tare e sjellë Jasharin

Saga e krijuar e Ardon Jasharit më në fund ka përfunduar.
Pas negociatave të gjata, marrëveshja mes Milanit dhe Club Brugge më në fund është arritur.
Brugge tani kanë pranuar ofertën përfundimtare prej 39 milionë eurove për mesfushorin shqiptar.
Jashari, tashmë do të udhëtojë drejt Milanos për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me “Rossonerët”.
Kujtojmë se Jashari, ishte lojtari më i mirë i Brugges sezonin e kaluar ku kishte bërë 52 paraqitje.
Ai arriti të fitonte Kupën e Belgjikës si dhe ishte shpallur lojtari më i mirë i sezonit atje./IndeksOnline/