Milot Rashica eliminohet nga Kupa
Werder Bremen i Milot Rashicës është eliminuar nga kupa e Gjermanisë pasi është mposhtur nga Bayer Leverkusen me rezultat 4-2 pas lojës shtesë.
Werderi ishte në epërsi të dyfishtë, mirëpo nuk arritën të mbrojnë rezultatin e pjesës së parë pasi vendasit fillimisht barazuan e në lojën shtesë realizuan kualifikimin.
Futbollisti kosovar, Milot Rashica u paraqit në pjesën e dytë mirëpo nuk arriti të lejë gjurmë në këtë ndeshje. /IndeksOnline/