09:12 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Perla” e Rashicës, ndër më të mirat në Ligën e Kombeve sipas Sky Sports

Kosova zhvilloi dy ndeshje në muajin e kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve – ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe.

Në stadiumin e Prishtinës, ”Fadil Vokrri”, Kosova ia doli ta mposhtë Maltën me rezultat, 3-1, me dy golat e Kolollit dhe një të Muriqit.

Ndërsa, në ndeshjen e dytë, Kosova arriti vetëm një barazim në udhëtim te Ishujt Faroe, transmeton IndeksOnline.

Golin e vetëm për djelmoshat e Bernard Challandes në këtë ndeshje e shënoi ylli i Werder Bremen, Milot Rashica.

Rashica shënoi një gol spektakular në Torshavn, dhe normalisht, ”perla” e tij u lavdërua nga mediat ndërkombëtare.

Tani, kur jemi te periudha e ndeshjeve internacionale, Sky Sports ka publikuar golat më të mirë në këtë kompeticion, ku gjendet edhe goli i Milotit./IndeksOnline/