75 Mall Live Search
09:54 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / Gj Sh

Zyrtare: Kingsley Coman transferohet te Al Nassr, do të luaj krah Ronaldos

Disa orë pasi njoftoi largimin nga Bayern Munich, Kingsley Coman është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi francez karrierën do ta vazhdoj në Arabi, te skuadra e Al Nassr, shkruan IndeksOnline.

Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2028.

Transferimi i Coman i ka kushtuar Al Nassr rreth 30 milionë euro.

Francezi, i cili ishte ende nën kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2027, i bashkohet një mori yjesh, përfshirë Cristiano Ronaldon, Joao Félix dhe Sadio Mané.

29-vjeçari ishte pjesë e Bayern Munich për 10 sezone ku fitoi plot 21 trofe./IndeksOnline/