Bie sasia te burimi i Vrellës, nisin reduktimet e ujit në Istog

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se kanë nisur reduktimet e ujit në komunën e Istogut.
Kjo për shkak të rënies së sasisë së ujit në burimin e Vrellës, si dhe thatësirave të mëdha, shkruan IndeksOnline.
Sipas KRU “Hidrodrini” reduktimeve do t’u nënshtrohen zonat që furnizohen nga burimi i Vrellës, përkatësisht rruga “Djemtë e Vrellës”, zona e Stupeve, Kamenicës, dhe sipas nevojës pjesë të ndryshme të fshatit Vrellë.
“Orari i reduktimeve është nga ora 09:00 deri në 15:00, dhe mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës” thuhet në komunikatën e KRU-së.