Mungon vetëm zyrtarizimi, Garnacho transferohet të rivali i Manchester United

Po raportohet se është çështje orësh kur të plasohet lajmi se Alejandro Garnacho është transferuar te Chelsea.
Sot janë intensifikuar bisedimet mes Manchester United-it dhe të Kaltërve për argjentinasin.

Ndërkaq, gazetari Fabrizio Romano vetëm se ka bërë të ditur se do të lëshojë myzhden e tij ikonike “here we go” për kalimin e sulmuesit në “Stamford Bridge”.