Arrestohet një femër, tentoi të fus drogë në Burgun e Dubravës
Policia e Kosovës ka arrestuar një femër për shkak se gjatë një vizite në Burgun e Dubravës, kishte me veti substancë narkotike të llojit marihuanë.
Gjatë kontrollit të kësaj vizitore të një burgosuri i është gjetur 0.4 gr substancë marihuanë, shkruan Indeksonline.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Indeksonline/