75 Mall Live Search
18:03 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / Gj Sh

Talenti i Realit merr çmimin e golashenuesit më të mirë në Kupën e Botës për Klube

Futbollisti i talentuar i Real Madridit, Gonzalo Garcia ka fituar çmimin e golashenuiesit më të mirë në Kupën e Botës për Klube.

Sulmuesi 21-vjeçar shkëlqeu në këtë turne duke e shpërblyer besimin e trajnerit Xabi Alonso, i cili besoi te talenti i tij, shkruan IndeksOnline.

Garcia arriti të shënonte katër gola dhe gjithashtu bëri edhe një asist.

Ai shënoi gola në katër ndeshje, ndaj Al Hilal, Salzburg, Juventus dhe Borusia Dortmund.

Spanjolli fitoi garën me Angel di Marian e Benficas, Serhou Guirassy e Dortmundit dhe Marcos Leonardo e Al Hilal, të cilët shënuan po ashtu nga katër gola./IndeksOnline/