A do të ketë iPhone 18 një buton më pak?

Apple ka prezantuar një buton të ri të Camera Control në iPhone 16, dhe i njëjti trend do të vazhdojë me serinë e ardhshme.
Megjithatë, informacionet e reja sugjerojnë se kompania planifikon ta heqë këtë buton kur të vijë iPhone 18.
Apple do ta anashkalojë këtë buton kur bëhet fjalë për iPhone 18, gjë që thuhet se janë njoftuar edhe furnizuesve.
Arsyeja për këtë ndryshim, siç theksohet, është se klientët thjesht nuk e përdorin mjaftueshëm, por edhe për të kursyer para.
Butoni i Control Camera u shtua në iPhone 16 me motivin e ofrimit të një mënyre të përparuar për të kontrolluar kamerën, dhe reagimet e përdoruesve kanë qenë të përziera.
Shumë e vlerësuan butonin për komoditetin e tij, por disa ende e konsiderojnë të padobishëm.