Asllani po largohet nga Interi, preferon transferimin te dy klube tjera italiane

Futbollisti shqiptar, Kristjan Asllani po largohet nga Interi.
Skuadra italiane në krye me trajnerin Cristian Chivu ia kan bërë të qartë Asllanit se nuk është në planet e tyre për sezonin e ri, shkruan IndeksOnline.
23-vjeçari është në kërkim të një klubi të ri, por me shumë gjasë do të mbetet në Itali.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Kristjan Asllani preferon kalimin te Torinon ose Bolonjën, dy klubet me të cilat ka pasur edhe bisedime.
Të dyja klubet janë në negociata me Interin, derisa bisedimet janë duke u zhvilluar edhe me lojtarin, për të arritur një marrëveshje mbi kushtet personale./IndeksOnline/