75 Mall Live Search
23:01 / E Premte, 22 Gusht 2025 / Gj Sh

Chelsea nuk bën gabim tjetër, fiton bindshëm derbin lokal ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur fitoren e parë sezonale në Premierligë.

Pas barazimit javen e kalaur ndaj Crystal Palace, Chelsea sonte ka fituar derbin lokal ndaj West Hamit, me rezultat bindës, 5-1, shkruan IndeksOnline.

Ishte skuadra e West Hamit e cila kaloi e para në epërsi, me një supergol nga Lucas Paqueta në minutën e 6-të.

Nuk vonoi shumë dhe Joao Pedro barazoi shifrat në minutën e 23-të.

Pas tetë minutave, Pedro Neto përmbysi rezultatin dhe i dha epërsinë Chelseas.

Skuadra e enzo Marescas shënoi edhe golin e tretë gjatë pjesës së parë, në minutën e 34-të.

Moises Caicedo shënoi golin e katërt në minutën e 54-të, derisa katër minuta më pas ishte radha e Trevoh Chalobah.

Chelsea tashmë ka katër pikë në dy ndeshje, derisa West Ham ka dy humbje./IndeksOnline/