75 Mall Live Search
14:03 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / G T

Veç tre sulmues të Suedisë kushtojnë sa krejt ekipi i Kosovës!

Kombëtarja e Suedisë sot zbuloi listën për ndeshjen kundër Kosovës gjatë muajit shtator, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Në këtë listë janë edhe emra të mëdhenj të futbollit europian, duke përfshirë treshen që luajnë në Premier League: Aleksander Isak, Victor Gyokeres dhe Anthony Elanga, shkruan Indeksonline

Pikërisht kjo treshe ka vlerë të lartë, sa krejt ekipi i Kosovës së bashku.

Nëse futemi në Transfermarkt dhe i llogaritim vlerat e tre lojtarëve të lartëpërmendur, shohim se kapin çmimin e 237 milionë eurove. Kurse ekipi më i mirë i Kosovës (23 lojtarë) kap vlerën e rreth 120 milionë eurove.

Isak-Gyokeres-Elanga, pritet të jetë po ashtu treshja e sulmit te Kombëtaja e Suedisë për ndeshjen ndaj Kosovës që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më tetë shtator./Indeksonline/