75 Mall Live Search
14:50 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / G T

Veç sot…dy i mori te Chelsea, një te Wolves/ Dortmundi mbushet me lojtarë nga Premier League

Skuadra e Borussia Dortmundit ka arritur marrëveshje me Ëolves, për lojtarin Fabio Silva.

Siç raporton gazetari i The Athletic, David Ornstein, skuadra gjermane do t’i paguajë plotë 22.5 milionë euro, plutë 4 milionë bonuse për lojtarin Silva, shkruan Indeksonline

23-vjeçari nuk kaloi momente të mira në Premier League, ku në 62 ndeshje ka shënuar vetëm katër gola dhe ka bërë tri asiste.

Kujtojmë që sot, Dortmundi mori edhe dy lojtarë nga Cheslea: Carney Chukwuemeka (20 milionë euro) dhe Aaron Anselmino (huazim).

Po ashtu, gjatë afatit kalimtar, Dortmund ka transferuar edhe lojtarë tjerë nga skuadrat angleze, si: Jobe Bellingham (30 milionë euro) dhe Yan Couto (20 milionë euro)./Indeksonline/