Anulohet marrëveshja mes Real Madridit dhe Marseille për Dani Ceballos

Transferimi i Dani Ceballos te Olimpique Marseille ka dështuar.
Sipas asaj që raporton gazetari, Fabrizio Romano, është anuluar marrëveshja mes Real Madridit dhe skuadrës franceze, shkruan IndeksOnline.
Mbrëm kishte bisedime të avanzuara por nuk kishte asnjë nënshkrim final dhe Marseille nuk do të pres më gjatë, pasi do të përqendrohet në objektiva të ndryshëm.
Ceballos madje dje bëri një postim lamtumirës nga Real Madridi, por duket se do të mbetet ende te klubi mbretëror./IndeksOnline/