75 Mall Live Search
21:13 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / Gj Sh

Rio Ngumoha: Një ditë do ta fitoj Topin e Artë

Ylli i ri i Liverpoolit, Rio Ngumoha, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave pas golit vendimtar që i dha fitoren skuadrës së tij ndaj Newcastle United në ndeshjen e fundit të Premier League.

17-vjeçari, i cili është konsideruar si një nga talentet më premtues të akademisë së Liverpoolit, hyri nga stoli dhe shënoi në minutat e fundit për t’i siguruar skuadrës tri pikë të rëndësishme, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, Ngumoha ka bërë një deklaratë të guximshme që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

“Unë me të vërtetë besoj se mund ta fitoj Topin e Artë një ditë.”, ka deklaruar ai.

Ngumoha, i cili iu bashkua Liverpoolit nga akademia e Chelsea-t në vitin 2023, duket se ka fituar edhe besimin e trajnerit Arne Slot.

Ai ka hyrë në historinë e Premierligës, duke u renditor në pesë golashenuesit më të rinjë./IndeksOnline/