75 Mall Live Search
09:01 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / G T

Po e kërkon Shqipëria, Gruda mbrëmë shënoi një gol në EFL Cup

Brajan Gruda dje shënoi një gol dhe bëri një asist në fitoren e thellë të Brightonit ndaj Oxford Utd. me shifrat 6:0 në EFL Cup.

Futbollisti shqiptar asistoi te goli i Boscaglit në minutën e 13-të dhe shënoi një gol në minutën e 20-të, shkruan Indeksonline

Ai u vlerësua me notën 9.0 sipas faqes “Flashscore”.

Kujtojmë se mesfushorin është duke e kërkuar Kombëtarja e Shqiëprisë, por ai po e pret Gjermaninë dhe tashmë është pjesë e grupmoshave U-21-shit./Indeksonline/