Sefaj: Kemi arritur t’i shpëtojmë 650 mijë euro, nga çështja e pasaportave
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj përgjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se ai ka arritur që ta mbyllë çështjen e problemit të pasaportave.
Sefaj ka theksuar se ka qenë pikërisht ai i autorizuar nga kryeministri i Kosovës që ta zgjidh çështjen e problemit të pasaportave, transmeton Indeksonline.
“Unë kam qenë i autorizuar që ta mbylli çështjen që ka pasur një kosto shumë të lartë, sepse e kemi humbur kauzën në arbitrazh. Ne është dashur që t’i paguajmë 6 milionë e 500 mijë euro, derisa vetëm 4 milionë e 950 mijë euro janë paguar. Kemi arritur t’i shpëtojmë 650 mijë euro”, ka shtuar Sefaj./Indeksonline/