75 Mall Live Search
23:14 / E Martë, 09 Shtator 2025 / Burim

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur pas ndeshjes ndaj Letonisë.

Ai ka thënë se Shqipërisë po i mungojnë finalizimet e rasteve, me Shqipërinë që fitoi të martën 1:0 në shtëpi ndaj Letonisë.

“E kemi ditur se duhet patjetër të fitojmë. Në pjesën e parë kemi krijuar shumë raste. Si gjithnjë na mungon pak finalizimi. Kemi folur për këtë. Nuk është e lehtë kur kundërshtari mbrohet me pesë lojtarë. Si ndaj Serbisë, edhe sonte nuk ishte e lehtë.  Por jemi shumë të kënaqur me paraqitjen. Kemi dëshirën dhe kemi krijuar rastin”, tha Laçi.

Ai shpreson që ndaj Serbisë në tetor do të kthehen golat. 

“Shpresojmë që golat të vijnë në ndeshjen me Serbinë.  Ndeshjen me Serbinë duhet ta marrim me mend. E kemi dëshmuar se nuk kemi frikë nga ndeshjet me Serbinë. Duhet të punojmë në finalizim. Çdo aksion që e kemi ta shfrytëzojmë”, tha Laçi.