75 Mall Live Search
08:38 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / L A

Cape Verde një hap larg Botërorit, tifozët vërshojnë në fushë për të festuar

Kampionati Botëror i vitit 2026 pritet të jetë një garë me shumë skuadra debutuese.

Kombëtare si Uzbekistani e Jordania do të bëjnë debutimin e tyre në këtë garë vitin e ardhshëm.

Ndërsa në Afrikë, Cape Verde është një hap larg historisë pasi mposhtën gjigantin afrikan, Kamerunin me rezultat minimal 1-0.

Kjo fitore e sjell Cape Verden një hap larg kualifikimit direkt në Botëror, me tifozët vendas që vërshuan drejt stadiumit për të festuar këtë sukses.

Cape Verde, aktualisht gjendet në krye të tabelës në grupin D të kualifikueseve në Afrikë dhe ka gjithsej 19 pikë, ku i duhet fitorja në ndeshjen e ardhshme ndaj Libisë për të siguruar automatikisht kualifikimin./IndeksOnline/