75 Mall Live Search
19:27 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / Gj Sh

UEFA e nominon golin e Vedat Muriqit për golin e javës, me Wirtz, Pedri e Merino

Vedat Muriqi ishte një nga lojtarët më meritor të Kosovës, në fitoren e së hënës mbrëma 2-0 ndaj Suedisë.

Sulmuesi prizrenas shënoi golin e dytë pas një kundërsulmi të shpjetë, ku asistimin e Albion Rrahmanit e shfrytëzoi për mrekulli dhe me një gjuajtje të fuqishme arriti të shënonte gol, shkruan IndeksOnline.

Faqja zyrtare e UEFA-s, sot ka publikuar golat e nominuar të javës në kualifikueset e Botërorit, e në mesin e tyre është edhe goli i Vedat Muriqit.

Ai është në garë me sulmuesin e Gjermanisë, Florian Wirtz, dhe dy futbollistët spanjoll, Pedri e Mikael Merino, të cilët shënuan gola të bukur në ndeshjen kundër Turiqisë./IndeksOnline/