Keni planifikuar martesë, propozojini asaj me unazën më unike në formë ëmbëlsire
Asgjë nuk është më e rëndësishme në një lidhje se sa mënyra e propozimit për martesë. Për këtë Shën Valentin në rrjete sociale po qarkullojnë unazat më unike të mundshme. Unaza në formë të ëmbëlsirës donut është bërë hit.
Nëse keni vendosur t’i propozoni të dashurës martesë ditën e Shën Valentinit, atëherë bëjeni këtë me këtë lloj unaze, në mënyrë që ta ketë shijen e saj të ëmbël gjithmonë me vete. Askush s’mund ta mohojë se kjo unazë është më të vërtetë e shkëlqyeshme dhe unike.
Kompania Deliveroo është bashkuar me Donut Time që të krijojnë donuts të vegjël në formë unaze për çiftet.
Donut është e dekoruar me ari dhe një diamant, po ashtu edhe salcë luleshtrydhesh.
Të gjithë ata që po planifikojnë martesë me personin e zemrës, le të kenë vëmendjen tek ky lloj unazash sepse do e lumturoni atë edhe më shumë.
Këto unaza do të jenë në shitje që nga 12 shkurti dhe çmimi do të sillet rreth 9.5 paund./Indeksonline/