Zyra e BE-së: Përgjegjësia për zgjidhjen e bllokadës bie mbi partitë politike, të mos ndërhyhet në punën e Gjykatës Kushtetuese

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje krerëve shtetëror që të përmbahen nga çdo formë ndërhyrjeje e padrejtë në punën e gjyqësorit dhe të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë sulmet personale.
Reagimi i Zyrës së BE-së erdhi pas deklaratave të fundit të presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Nikola Gaon, tha për RTV21 se roli i Gjykatës Kushtetuese është që të interpretojë dhe të garantojë përputhshmërinë me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas tij, përgjegjësia për zgjidhjen e bllokadës bie mbi partitë politike, të cilat mund të zgjidhin atë përmes kompromisit, duke u mbështetur në karakterin demokratik dhe shumetnik të Kosovës.
“Roli i Gjykatës Kushtetuese është të interpretojë dhe të mbështesë pajtueshmërinë me Kushtetutën e Kosovës. Është detyrë e të gjithë aktorëve dhe institucioneve politike të Kosovës që ta respektojnë këtë rol dhe të përmbahen nga çdo formë ndërhyrjeje e padrejtë në punën e gjyqësorit dhe të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë sulmet personale. Përgjegjësia për zgjidhjen e një ngërçi politik bie para së gjithash mbi të gjitha mbi të gjitha partitë politike, të cilat mund ta shmangin ngërçin përmes dialogut dhe kompromiseve për të kapërcyer bllokimin institucional dhe për të mbështetur karakterin demokratik dhe shumetnik të Kosovës’’, tha Gaon për RTV21./Indeksonline/