75 Mall Live Search
14:51 / E Premte, 19 Shtator 2025 / S Z

Betohen 19 kadetë të rinj të FSK-së

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt sot ceremonia ushtarake e betimit të 19 kadetëve të rinj të gjeneratës 2029.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjenerata 2029 ka fituar me meritë vendin e saj në Akademinë Ushtarake, pasi ka përballuar me sukses sfidat e “Javës 0” dhe muajit të rekrutit.

“Me guxim, disiplinë dhe këmbëngulje, ata dëshmuan se janë të gatshëm t’i shërbejnë atdheut.

Sot, me betimin solemn, ata nisin rrugëtimin e tyre të ri për tu bërë udhëheqësit e së nesërmes”, thuhet në njoftimin e FSK-së.