75 Mall Live Search
08:22 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / G T

Slot i pakënaqur me kartonin e kuq të Ekitikes: Nëse do shënoja gol të tillë, do falënderoja asistuesin!

Skuadra e Liverpoolit mbrëmë mposhti 2:1 Southamptonin në Carabao Cup, kurse Hugo Ekitike u ndëshkua me karton të kuq.

Sulmuesi francez pasi shënoi gol, hoqi fanellën dhe harroi se e kishte një karton të verdhë, ku më pas pasoi i dyti, shkruan Indeksonline

Për këtë gjest, trajneri Arne Slot nuk u nda aspak i kënaqur. Ai thotë se në momentin e golit, është dashur ta falënderoja Federico Chiesan, e jo të bënte festim të tillë.

“Kjo është gjithmonë budallallëk. Nëse do kisha shënuar një gol të tillë, do kthehesha për ta falënderuar Federico Chiesan dhe do t’i thoja ‘Ky gol është për ty’”, u shpreh Arne Slot.

Ekitike me këtë karton të kuq, mungon në ndeshjen e vikendit, ndaj Crystal Palaces./Indeksonline/