75 Mall Live Search
11:08 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / L A

Hajdutët thyen shtëpinë e trajnerit të Portugalisë, i vodhën sende me vlerë të madhe parash

Trajnerit të Kombëtares Portugeze, Roberto Martinez ia kanë thyer shtëpinë.

Ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e spanjollit në Portugali, ku hajdutët i kishin vjedhur disa orë dhe bizhuteri që kapnin vlerën e 800 mijë eurove.

Numri i sendeve të vjedhura nuk është zbuluar.

Ekspertët mjekoligjor kanë kontrolluar tashmë shtëpinë në qendër të Cascais për të gjetur të dhëna.

Forca policore PSP e Portugalisë, e cila po drejton hetimin për vjedhjen, thuhet se po përqendrohet në teorinë se ajo është kryer nga një bandë e huaj e specializuar në grabitje pronash të nivelit të lartë./IndeksOnline/