Ukë Blakaj thotë se me 12 tetor po vjen ndryshimi i madh në Istog, paralajmëron projekte të mëdha në muajt e parë të qeverisjes

Kandidati për kryetar të Istogut nga AAK-ja Ukë Blakaj, ka thënë se me 12 tetor po vjen ndryshimi i madh, ndryshim ky të cilin e meritojnë qytetarët e kësaj komune.
Blakaj ka thënë se për katër vjet qeverisje, nuk është bërë asnjë investim kapital në Istog dhe se qytetarët e kësaj komune vazhdojnë të jetojnë në kushte jo të mira.
Blakaj ka thënë se me ardhjen e tij në qeverisje, praktika e mos investimeve do të marr fund dhe se projektet e mëdha do të nisin qysh në muajt e parë të qeverisjes së tij.
“Katër vjet pa asnjë investim kapital në Istog!Qytetarët tanë sot nuk jetojnë më mirë se dje. Më 12 tetor po vjen ndryshimi i madh që qytetarët e meritojnë. Me mua, kjo praktikë e keqe merr fund. Projektet e mëdha për qytetarët do të nisin që në muajt e parë të qeverisjes”, ka thënë Blakaj.