75 Mall Live Search
09:32 / E Premte, 03 Tetor 2025 / SH

Osmani në sytë e Zelenskyt, i jep sinjal Evropës për provokimet e Serbisë

Presidentja Osmani ka qenë folëse në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë.

E ulur në një tavolinë me Zelenskyn, Osmani ka folur për taktikat destabilizuese të Serbisë në Ballkanin Përëndimor.

“Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë” shkruan Osmani në njoftim./Indeksonline/