75 Mall Live Search
09:33 / E Premte, 03 Tetor 2025 / b l

Izmaku zotohet se shkollat do të jenë prioritet i saj: Kushte dinjitoze, me infrastrukturë të sigurt

Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka postuar një video nga oborri i shkollës fillore në fshatin Druar.

Ajo ka thënë se fëmijët në këtë shkollë mësojnë në një ambient pa ujë, pa ndriçim dhe pa rrethojnë, me një fushë sportive të shtruar vetëm në beton.

Këto kushte, ajo ka thënë se nuk i meritojnë nxënësit as mësimdhënësit që punojnë me përkushtim çdo ditë.

“Si kandidate për kryetare të Komunës së Vushtrrisë, unë zotohen që shkollat do të jenë prioriteti imi – me kushte dinjitoze, me infrastrukturë të sigurt dhe me hapësira sportive të shëndetshme për fëmijët tanë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.