75 Mall Live Search
12:46 / E Premte, 03 Tetor 2025 / G T

Javën e kaluar ishte në formacionin e javës në Zvicër, Hajrizi befasia e Fodas për ndeshjet e tetorit

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot zbuloi listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit tetor.

Franco Foda ftoi mbrojtësin e Sionit, Kreshnik Hajrizi – që ditë më parë ishte edhe në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës, shkruan Indeksonline

Mbrojtësi nuk ishte ftuar te Kosova qysh nga viti 2022. Ai ka luajtur katër ndeshje me fanellën “Dardane”, sidomos gjatë kohës me trajnerin, Alain Giresse.

Team of the Week provided by Sofascore

Hajrizi po ashtu ka luajtur tetë ndeshje me grupmoshat e reja të Kosovës me trajnerin Rafet Prekazi.

26-vjeçari është ftuar në momentin e duhur, pasi me Sionin në elitën e futbollit zvicran është duke pasur paraqitje tejet pozitive.

Kujtojmë se Kosova luan ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri” dhe ndaj Suedisë në Malmë./Indeksonline/

Kosova konfirmon dy mungesa ndaj Komoreve | Albanian Post | Albanian Post