75 Mall Live Search
11:52 / E Martë, 07 Tetor 2025 / AR

Istogu e mëson kundërshtarin evropian të radhës

Të martën është tërhequr shorti për raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste.

Në këtë rund garash paraqitet edhe kampioni i Kosovës, Istogu.

Istogu do të përballet me skuadrën e njohur portugeze, Madeira Andebol SAD. Ndeshjen e parë duhet ta luajë në udhëtim më 8 apo 9 nëntor, kurse të kthimit në shtëpi më 15 apo 16 nëntor.

Madeira është prej skuadrave të njohura të Kupës Evropiane. Garimin e fillon prej raundit të tretë.

Për herë të pestë Istogu ka kaluar kundërshtar evropian. Në raundin e dytë e eliminoi skuadrën greke AEP Panorama. Të dyja ndeshjet u luajtën në Banjë, në fundjavë.

Tri skuadrat tona të tjera, Samadrexha, Ferizaj e Shqiponja, janë eliminuar.

Ndonëse shorti i caktoi kundërshtar sfidues, Istogu do ta kërkojë suksesin e radhës evropian.