75 Mall Live Search
21:22 / E Martë, 07 Tetor 2025 / Burim

Beke Berisha takon studentët e RIT Kosovo: Të rinjtë janë bashkëkrijues të së ardhmes

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Beke Berisha ka zhvilluar sot një takim me studentët dhe stafin akademik të RIT Kosovo.

Në një bashkëbisedim të hapur, Berisha ka folur për arsimin, mundësitë e punës dhe rolin e të rinjve në transformimin e qytetit dhe vendit.

“Sot, në RIT Kosovo kishte shumë energji, ëndrra dhe pozitivitet. Të rinjtë nuk janë vetëm pjesëmarrës të së ardhmes, ata janë bashkëkrijues të saj”, ka shkruar Berisha në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë: