U lëndua ndaj KuPS, operohet Veton Tusha

Futbollisti i Dritës, Veton Tusha është operuar pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e Conference League, ndaj KuPS.
Skuadra e Dritës ka njoftuar se operimi i tij ka kaluar me sukses, shkruan IndeksOnline.
Tusha ka kryer operimin në Frakturë e harkut të ashtit zigomatik (arcus zygomaticus) dhe frakturë e murit të poshtëm të orbitës.
”Jemi shumë të lumtur te ju njoftojmë se operimi u krye me sukses për Veton Tushën Lloji i ndërhyrjes: Frakturë e harkut të ashtit zigomatik (arcus zygomaticus) dhe frakturë e murit të poshtëm të orbitës.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, veçanërisht për stafin e QKUK-së dhe doktorin Milot Ademaj.”, thuhet në njoftimin e klubit.
Nuk dihet ende se për sa kohë do të jetë jashtë fushave Veton Tusha./IndeksOnline/