Granit Xhaka: Suedia nuk e nisi mirë, ashtu siç e prisnin të gjithë…!

Granit Xhaka, kapiteni i Kombëtares së Zvicrës ka folur për “Blick”-un para ndeshjes ndaj Suedisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Mesfushori i Sunderlandit tha se Suedia, nuk e nisi ashtu siç e prisnin të gjithë, pasi në dy ndeshjet e para, ka një barazim dhe një humbje (ndaj Kosovës), shkruan Indeksonline
Xhaka paralajmëron ekipin e tij, pasi beson se Suedia ka cilësi.
“Suedia nuk e nisi ashtu siç të gjithë e prisnin. Por, nëse e studion ekipin, ata kanë cilësi. Kemi një ndeshje të vështirë”, u shpreh Xhaka
Suedia dhe Zvicra luajnë nesër nga ora 20:45./Indeksonline/