75 Mall Live Search
12:41 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / Z S

Me Gazin apo Taulantin? Flet për herë të parë Ali Berisha

Dje në vendin tonë janë mbajtur zgjedhjet lokale.

Sipas numërimit të votave nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarët e Pejës do të votojnë përsëri, më 9 nëntor.

Kjo pasi që në garën për të parin e kësaj komune asnjë nga kandidatët nuk arriti që të fitonte garën i vetëm.

Gazmend Muhaxhiri nga LDK-ja arriti që të merrte 46,11% apo 19 e 305 vota. Në vendin e dytë përfundoi Taulant Kelemendi nga VV-ja me 27.88 % apo 11 mijë e 508 vota.

Që të dytë duhet që ta bindin Ali Berishën për balotazhin e 9 nëntorit.

Por me Gazin apo Taulantin, do të bashkëpunojë Ali Berisha që dje morri 18,41%?

‘’Ne do të presim rezultat për asamble fillimisht pastaj do të zhvillojmë një takim me strukturat e partisë këtu në Pejë. Neve na intereson interesat e subjektit tonë politik dhe do të vendosim në kohën e duhur’’, ka thënë Berisha për Indeksonline

Berisha thotë se AAK-ja në Pejë ka pasur garë me një qeveri të tërë dhe një qeveri komunale.

‘’Ka qenë një proces demokratik, ka qenë e pamundur që të kemi një rezultat më të mirë bazuar në atë çka partitë e tjera kanë pasur në dispozicion. Aleanca këtu në Pejë ka pasur garë me një qeveri të të tërë dhe një qeveri komunale. Rezultati është i kënaqshëm, kemi ngritje krahasur me vitin 2021 edhe si parti edhe si asamble’’, thotë Berisha për Indeksonline./Indeksonline/