Kur ta shihni këtë video, do keni frikë nga valët e detit! (Video)
Një anije e shpëtimit u ndesh me një stuhi tejet të egër në Detin e Veriut gjatë aksionit tre ditor që kishte gjatë muajit janar.
Edhe pse anija po përballej me valë tejet të larta, ajo ishte ndërtuar për të përballuar këtë lloj moti, transmeton Indeksonline.
Një anëtar i ekuipazhit që bëri videon, tha se situata nuk ishte aq tragjike sa dukej.
“Ne jemi përballur me mot akoma më të keq se sa ky, prandaj po funksiononim normalisht pa pasur frikë”, tha ai.
Ekuipazhi kishte dalur në det për operacion kërkimi dhe shpëtimi për anijet e vogla që kishin dal në det atë kohë. /Indeksonline/