Tre ndeshje interesante zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në futboll

Vazhdojnë ndeshjet e javës së 9-të në Albi Mall Superliga.
Tre ndeshje të tjera zhvillohen sot me vëmendjen tek ndeshja Drenica-Prishtina, me kryeqytetasit që po synojnë të forcojnë kreun këtë sezon.

Ndeshjet tjera që do të zhvillohen janë ato mes Ballkanit dhe Dukagjinit si dhe Llapi ndaj Ferizajit.
Kujtojmë se këto ndeshje pritet të zhvillohen në orën 13:00./IndeksOnline/