Si ndodhi incidenti në ndeshjen mes Prishtinës dhe Pejës në basketbollin e femrave

Një incident i vogël ka ndodhur në ndeshjen mes KBF Prishtinës dhe KBF Pejës 03 në kategorinë e femrave, xhiroja e tretë.
Në çerekun e katërt, gjatë një aksioni basketbollistja e Pejës, Arbnore Përquku e godet me grusht topin që po e mbante në duar, Besjana Martinaj, shkruan Indeksonline
Basketbollistja e Prishtinës, Besjana Martinaj më pas vrapoi drejt basketbollistes së KBF Pejës dhe filloi një përleshje e vogël që zgjati vetëm pak sekonda.

Ndeshja pauzoi për disa minuta, derisa u qetësua situata. Basketbollistja e KBF Prishtinës u pezullua nga ndeshja shkaku i këtij incidenti. Takimin e xhiros së tretë në fund e fitoi KBF Peja 03 me rezultatin 63:91./Indeksonline/