Robinho “çmend” turqit, shënon supergol (Video)
Ylli brazilian, Robson de Souza “Robinho”, ka shënuar një super gol për ekipin e tij të ri Sivasspor.
34-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 42’të, dhe shënoi gol fantastik në barazimin 1 me 1 kundër Kayserispor, shkruan IndeksOnline.
Kjo ishte paraqitja e dytë nga banka rezervë e ish-lojtarit të Atletico Minerio.
Robinho, në të kaluarën luajti edhe për klube si: Milan, Santos, Manchester City, Real Madrid dhe Guangzhoi./IndeksOnline/